Ndërlidhjet

Berlusconi e fillon punën në një qendër për komunitetin


Silvio Berlusconi, në hyrje të punës së tij të re
Silvio Berlusconi, në hyrje të punës së tij të re
Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi e ka filluar punën e tij sot në një qendër ku do ti shërbej komunitetit, si rezultat i ndëshkimit që ia ka dhënë gjykata për shkak të veprës penale të shmangies nga tatimi.

Politikani miliarder ka arritur në punën e tij sot, në një bujtinë për pacientët në Alzheimer.

Berlusconi i cili është dënuar për mashtrim gjatë vitit të kaluar, përveç që është përjashtuar nga parlamenti, një ditë në javë do të punoj edhe në qendrën ku sot e ka filluar punën.

Gjykata në Milano ka vendosur që Berlusconi duhet të vizitojë një qendër të tillë një herë në javë dhe aty të qëndroj për së paku katër orë.

Kjo masë do të vlejë për një vit.

Gjykata ka vendosur që Berlusconi duhet ta kalojë shumicën e kohës në rajonin e Lombardisë, ku edhe jeton.

Por gjykata, i ka dhënë leje atij që nga e marta e deri të enjten, çdo javë, mund të udhëtojë drejt Romës për të marrë pjesë në aktivitetet politike.

Berluskoni nuk mund të ushtroj ndonjë pozicion për shkak të dënimit ndaj tij.

Por atij i është lejuar që të drejtojë partinë e tij të qendrës së djathtë.

Dënimi ndaj Berlusconit ka marrë formën e prerë gjatë gushtit të vitit të kaluar.

Berlusconi , 77 vjeçar, i cili për tri mandate ka qenë kryeministër ishte dënuar me katër vite burgim.

Por dënimi nuk është mbajtur si rezultat i politikave për uljen e mbipopullimit të burgjeve në Itali.
XS
SM
MD
LG