Ndërlidhjet

Sepp Blatter, i gatshëm për mandatin e pestë


Sepp Blatter
Sepp Blatter
Sepp Blatter, kreu i organit qeverisës të futbollit botëror, FIFA, tha se ai do të kërkojë nga 209 vendet anëtare të FIFA-s, mbështetjen e tyre për një mandat të pestë si president.

Në përgjigje të pyetjeve në lidhje me kandidaturën e tij, Blatter tha: "Po, unë do të doja të bëj atë."

Blater, 78 vjeçar, pritet të shpallë zyrtarisht kandidaturën e tij në Kongresin e FIFA-s më 11 qershor në San Paolo, Brazil.

Zgjedhjet do të mbahen në vitin 2015.

Blater ka qenë president i FIFA-s që nga viti 1998.

Ai u zgjodh pa kundërshtar për një mandat të katërt në vitin 2011, pasi rivali i tij, Mohammad Bin Hamamit, tërhoqi kandidaturën e tij pas akuzave se kishte ofruar para për vota.
XS
SM
MD
LG