Ndërlidhjet

Ministri i Mbrojtjes e Jemenit Nasser Ahmadi dhe dy zyrtarë të lartë kanë shpëtuar pa lëndime pasi eskorta e tyre u sulmua nga militantët e dyshuar të Al-Kaedas në jug të vendit.

Kjo pritë u bë më 9 maj, kur zyrtarët ishin duke u kthyer nga një udhëtim për të monitoruar një ofensivë të vazhdueshme të ushtrisë kundër militantëve Al-Kaedas.

Burime të sigurisë thanë se ministri ishte i shoqëruar nga zyrtari i lartë i inteligjencës Ali Hassan al-Ahmadi dhe shefi i policisë ushtarake Awad Majwar al-Awlaqi.

Zyrtarët thonë se askush nuk është vrarë ose të plagosur në sulm.
XS
SM
MD
LG