Ndërlidhjet

Merkel e Hollande paralajmërojnë Rusinë me pasoja


Foto arkivi

Foto arkivi

Gjermania dhe Franca kanë paralajmëruar se do të aplikojnë “pasojat e duhura” nëse zgjedhjet e 25 majit në Ukrainë nuk shkojnë sipas planit.

Nëse zgjedhjet presidenciale dështojnë, ne jemi të gatshëm të ndërmarrim sanksione të mëtejshme kundër Rusisë, ka thënë kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Merkel dhe presidenti i Francës, Francois Hollande, kanë thënë përmes një deklarate të përbashkët se “nëse nuk zhvillohen zgjedhje që do të njihen ndërkombëtarisht, një gjë e tillë do të çojë pashmangshëm në destabilizim të mëtejshëm të vendit”.

Dy liderët u kanë bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira në konfliktin në Ukrainë që të nisin çarmatimin e forcave të parregullta dhe të ndalojnë aktet e dhunës.
XS
SM
MD
LG