Ndërlidhjet

Bllokohet në Divjakë një avion, dyshohet për narko-trafik


Ilustrim
Ilustrim
Një avion i vogël i tipit Piper PA-32, i ngritur nga aeroporti i Rinasit në Tiranë, të shtunën u bllokua në plazhin e Divjakës.

Thyerja e rrotës duket se ka shuar shpresat e pilotit italian, Georgio Riformato, për t’u ngritur sërish.

Të njoftuar nga banorët, forca të shumta të policisë së Durrësit, Kavajës dhe specialet e nisura nga Tirana, rrethuan të gjithë zonën, duke mos lënë askënd të afrohet në pyllin e pishave të Divjakës.

Policia ka gjetur avionin e boshatisur dhe disa metra më tej një automjet tip Mitsubishi, dhe rreth 460 kilogramë drogë te llojit kanabis, pranë automjetit.

Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit tip Mitsubishi, Saimir Bajrami, 35 vjec, të cilit i janë sekuestruar dhe 27.000 euro.

Shoferi i'Mitsubisht, Saimir Bajrami, i cili u arrestua nga policia pas tentativës për t’u arratisur, ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se droga e gjetur afër makinës, pritej të ngarkohej në avion.

Ai bën me dije se ishin gjithsej tri makina që do të dorëzonin drogën te një avion që duhej t’i priste.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur akuzën e “trafikut të lëndëve në bashkëpunim” për Saimir Bajramin, ndërsa është marrë në pyetje edhe piloti Giorgio Riformato.

Pas rastit, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka pritur në zyrën e tij, në një takim të pazakontë, prokurorin e Përgjithshëm. Në përfundim të takimit mësohet se ai i ka kërkuar prokurorit të Përgjithshëm që Prokuroria mos të ndikohet nga politika, e të kryejë me rigorozitet punën e saj për këtë ngjarje.

Rreth një muaj më parë, opozita ngriti akuzën për përfshirjen e infrastrukturës së ushtrisë në narko-trafik, akuzë e cila nuk u pranua asnjëherë nga mazhoranca qeverisëse.

Prokuroria nisi hetimet pas akuzave të opozitës, ndërkohë që ka nisur punën edhe një komision hetimor parlamentar, për të shqyrtuar dyshimet e opozitës.
XS
SM
MD
LG