Ndërlidhjet

Në Vjetnam protestohet kundër Kinës


Ilustrim
Ilustrim
Vjetnami i ka lejuar qindra demonstrues që të mbajnë demonstrata kundër vendosjes së një transportuesi të naftës në ujërat e Kinës.

Protesta jashtë ambasadës kineze në Hanoi, ishte e pazakontë për shkak se qeveria e Vietnamit në mënyrë rigoroze i ndalon takimet publike ne këtë shtet.

Por, protesta të ngjashme kundër Kinës janë mbajtur edhe në qytete të tjera të Vjetnamit.

Vendimi i 1 majit nga ana e Pekinit për ta vendosur transportuesin e naftës në një zonë të kontestuar, ka zgjuar reagime të shumta.

“Ne jemi të zemëruar nga veprimet kineze”, tha avokati Nguyen Xuan Hie, gjatë fjalimit të tij para protestuesve.
XS
SM
MD
LG