Ndërlidhjet

Boko Haram publikon video të re


Pamje nga videoja e re e Boko Haramit
Pamje nga videoja e re e Boko Haramit
Boko Haram ka publikuar një video që tregon rreth 100 vajza të rrëmbyera nga grupi militant, muajin e kaluar.

Lideri i Boko Haramit, Abubakar Shekau, ka thënë në këtë video se grupi është i gatshëm të shkëmbejë vajzat me militantë të burgosur.

Vajzat janë shfaqur në videon 17-minutëshe të mbuluara me vello.

Tri nga vajzat kanë folur. Dy kanë thënë se kanë qenë të krishtera dhe se janë konvertuar në Islam, ndërsa njëra ka thënë se ka qenë myslimane.

Njëra po ashtu ka thënë se vajzat nuk janë lënduar.

Nuk është e qartë se ku apo kur është incizuar videoja.

Boko Harami ka rrëmbyer mbi 270 vajza në veri të Nigerisë qysh më 14 prill dhe ka kërcënuar se do t’i shesë ato.
XS
SM
MD
LG