Ndërlidhjet

Sulmohen militantët në kufirin Afganistan-Pakistan


Pakistan
Pakistan
Raketa, që dyshohet se janë hedhur nga aeroplanë të telekomanduar të Shteteve të Bashkuara, kanë pasur në shënjestër një strehë të militantëve në zonën kufitare midis Pakistanit dhe Afganistanit.

Burimet zyrtare në qarkun fisnor Khyber i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se aeroplanët kanë hedhur tri raketa.

Raporte për viktima nuk ka.

Nuk është e qartë nëse raketat kanë goditur në anën pakistaneze apo afgane të kufirit.

Raportet e fundit kanë sugjeruar se lideri i grupit të ndaluar Lashkar-e Islam, Mangal Bagh, fshihet në këtë rajon.
XS
SM
MD
LG