Ndërlidhjet

Ekzekutohet në Bjellorusi një i dënuar


Bjellorusi

Bjellorusi

Raportet e mediave në Bjellorusi thonë se një i dënuar me vdekje është ekzekutuar.

Bëhet fjalë për Ryhor Yuzepchuk, 45 vjeç, i cili është dënuar vitin e kaluar për vrasjen e personit me të cilin qëndronte në një qeli.

Metoda standarde e ekzekutimit në Bjellorusi është vrasja me plumb në pjesën e prapme të kokës.

Bjellorusia është i vetmi vend evropian që vazhdon të zbatojë ndëshkimin kapital.
XS
SM
MD
LG