Ndërlidhjet

logo-print

Moska refuzon kërkesën për marshin e lezbikeve me dukje si Conchita Wurst


Conchita Wurst

Conchita Wurst

Autoritetet e Moskës e kanë hedhur poshtë kërkesën e aktivistëve homoseksualë që kishin planifikuar ta mbajnë një marshim të grave me mjekërra në mbështetje të Conchita Wurst, këngëtares austriake e cila ka fituar edicionin e sivjem të Eurovizionit.

Në ueb-faqen e aktivistëve homoseksualë GayrRussia.ru, thuhet se kërkesa për mbajtjen e “marshit Conchita Wurst të grave dhe burrave me mjekrra”, është hedhur poshtë nga kryetari i Moskës.

Aktivistët kishin planifikuar ta mbajnë marshin më datën 27 maj, që përkon me përvjetorin e 21-të të dekriminalizimit të marrëdhënieve homoseksuale në Rusi.

Conchita Wurst, transvestite austriake me emrin Thomas Neuwirth, ka fituar Eurovizionin e sivjetmë në Kopenhagë.

Wurst ka pasur mjekër dhe mustaqe dhe ka qenë e veshur me fustan gjatë këndimit të këngës fituese.

Aktivisti i komunitetit gej, Nikolai Alekseyev, vendimin e Moskës e ka quajtur të paligjshëm dhe ka paralajmëruar se do të bëj ankesë për ta kundërshtuar atë.

Ai ka shtuar se aktivistët do të kërkojnë zyrtarisht nga zyra e kryetarit të Moskës që të lejojnë mbajtjen e paradës së homoseksualëve, më 31 maj.
XS
SM
MD
LG