Ndërlidhjet

Ukraina për gaz 3.5 miliard dollar borxh Rusisë


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë sot se duke filluar nga muaji qershor, Rusia do të dërgoj gaz në Ukrainë, vetëm për aq sa Ukrainë do të paguajë paraprakisht.

Paralajmërimi i Rusisë vjen përmes një letre që Kremlini ua ka dërguar sot udhëheqësve perëndimorë.

Putin ka njoftuar se në bazë të analizave të Gazprom, del se Ukraina i ka borxh një shumë prej 3.5 miliard dollarësh për shkak të gazit të papaguar deri më tani.

Putin i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që “të angazhohet në mënyrë më aktive”, me qëllim të gjetjes së një zgjidhje për stabilizimin e situatës në Ukrainë.

Edhe gjatë muajit të kaluar përmes një letre, Putin i ka paralajmëruar liderët perëndimorë se nëse Ukraina dëshiron gaz nga Rusia atë duhet ta paguaj paraprakisht.
XS
SM
MD
LG