Ndërlidhjet

Twitter mund të bllokohet brenda Rusisë


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët rusë kanë thënë se rrjeti social Twitter mund të bllokohet brenda Rusisë.

Ruslan Gattarov, këshilltar i kryetares së Këshillit të Federatës, ka thënë se është e papranueshme që Twitter të injorojë kërkesat e agjencisë shtetërore ruse për monitorimin e internetit, që të kufizohet shpërndarja e “informacioneve të ndaluara” dhe të mbrohen të dhënat personale të përdoruesve.

Zëvendëskryetari i agjencisë ruse që monitoron internetin, Maksim Ksenzov, i ka thënë gazetës “Izvestia” se Twitter mund të mbyllet brenda Rusisë “për shkak të injorimit të kërkesave tona për informacionet e rreme dhe llogaritë e rreme”.
XS
SM
MD
LG