Ndërlidhjet

Rasmussen: Besimi për sigurinë që mund të ofrojë Rusia, ka humbur


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, ka deklaruar se askush nuk mund të ketë më besim për sigurinë që mund të ofrojë Rusia.

Rasmussen, duke folur në Bukuresht në një konferencë për media me presidentin rumun, Traian Bashesku, tha se Rusia në vitin 1994 ka deklaruar se do të garantojë sovranitetin e Ukrainës, kur Kievi hoqi dorë nga arsenali bërthamor i epokës sovjetike.

Rasmusen shtoi po ashtu se "ne nuk mund të kemi më garanci të tilla", pas aneksimit të Krimesë që ai e quajti grabitje.

Rasmusen ishte në Bukuresht për të shënuar 10-vjetorin e anëtarësimit të Rumanisë në NATO.

Ai shtoi se Rumania "nuk është e vetme" në krizën e tanishme dhe tha se Bukureshti është duke luajtur një " rol të jashtëzakonshëm" në misionin e NATO-s në Afganistan.

Kurse, presidenti Bashesku ka deklaruar se Deti i Zi, është bërë “pjesa më e ndjeshme" e aleancës dhe se prania e trupave ruse në rajon, ka rritur shqetësimet për siguri.
XS
SM
MD
LG