Ndërlidhjet

Indianët i gëzohen rezultatit të zgjedhjeve


Narendra Modi
Narendra Modi
Mijëra mbështetës kanë brohoritur kur kryeministri i posazgjedhur i Indisë Narendra Modi pas fitores mahnitëse në zgjedhjet e fundit, ka arritur në kryeqytetin New Delhi.

Ndonëse ende nuk janë publikuar rezultatet përfundimtare, ato preliminare tregojnë se partia e Modi-t ka fituar vota të mjaftueshme saqë nuk i duhet ndonjë partnerë për ta themeluar qeverinë.

Modi, një nacionalist hindu, ka thënë se do të punoj për të mirën e të gjithë indianëve.
Modi ka arritur në kryeqytet për tu takuar me zyrtarët e partisë së tij Bharatiya Janata, me qëllim të formimit të qeverisë.

Rezultatet preliminare kanë treguar se partia opozitare Bharatiya Janata është në rrugë për të fituar shumicën e ulëseve dhe, në këtë mënyrë, për të formuar e vetme qeverinë.

Nëse këto rezultate do të jenë edhe finale, kjo do të jetë hera e parë që një parti e vetme fiton shumicën në Indi qysh në vitin 1984.

Partia e Kongresit ka udhëhequr Indinë për 13 vjet.

India, demokracia më e madhe në botë, ka mbajtur zgjedhjet gjatë gjashtë javëve të kaluara, ndërsa të drejtë vote kanë pasur më shumë se 800 milionë qytetarë.
XS
SM
MD
LG