Ndërlidhjet

Zviceranët i thonë jo pagës minimale


Ilustrim

Ilustrim

Rezultatet e referendumit të mbajtur në Zvicër, tregojnë se qytetarët e këtij vendi, e kanë refuzuar propozimin e prezantuar se do të jetë paga minimale më e lartë në botë.

Sipas planit që është hedhur në votim, punëdhënësit do të ishin të obliguar t’i paguajnë punëtorët minimum 25 dollarë për orë ose 4,500 dollarë në muaj.

Mbështetësit thonë se masa është e justifikuehme, me koston shumë të lartë të jetesës në Zvicër.

Por, sipas kritikëve, kjo mund të rrisë çmimin e prodhimit dhe papunësinë.

Zvicra është njëri prej vendeve më të pasura në botë dhe nuk ka një nivel minimal të pagës.
XS
SM
MD
LG