Ndërlidhjet

Në Odesa dyshohet se është përdorur kloroformi


Odesa, 2 maj 2014.
Odesa, 2 maj 2014.
Një zyrtar ukrainas ka thënë se 32 rebelë pro-rusë, të cilët kanë vdekur në qytetin Odesa, mund të jenë helmuar me kloroform, para se të kenë vdekur nga zjarri.

Shefi i Drejtorisë Hetuese të Ukrainës, Vitaliy Sakal, ka thënë se hetuesit kanë gjetur kloroform në ndërtesën e Sindikatës Tregtare në Odesa.

Substanca shkakton probleme të rënda me frymëmarrjen.

Sakal po ashtu ka thënë se hetuesit ukrainas kanë kontaktuar Ambasadën e Izraelit për të kërkuar ekspertë profesionistë, në “hetimin e çdo gjurme kimike në ndërtesë”.

Më 2 maj, 32 njerëz janë gjetur të vdekur në Sindikatën Tregtare, shumica e tyre me djegie të rënda, pasi ndërtesa është përfshirë nga zjarri.

Zjarri ka pasuar përleshjet midis rebelëve pro-rusë dhe aktivistëve pro-ukrainas.

Në total, 48 njerëz kanë vdekur dhe rreth 250 të tjerë janë plagosur në përleshjet e 2 majit në Odesa.
XS
SM
MD
LG