Ndërlidhjet

Sërish “urdhërohet” tërheqja ruse nga Ukraina


Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Raportet nga Rusia thonë se ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka urdhëruar trupat që të kthehen në bazat e tyre të përhershme, pas stërvitjeve ushtarake pranverore pranë kufirit me Ukrainën.

Thirrja e Shoigut vjen një ditë pasi agjencitë ruse të lajmeve kanë thënë se presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar po ashtu forcat ruse pranë Ukrainës, që të kthehen në kazerma.

Megjithatë, NATO dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk kanë parë asnjë shenjë të tërheqjes ruse.

Moska nuk i ka mbajtur premtimet e tilla më herët.

Sipas NATO-s, Rusia ka rreth 40,000 ushtarë pranë rajoneve kufitare me Ukrainën, në të cilat separatistët pro-rusë kanë shpallur shtetet e të pavarura.

Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë druajnë se trupat ruse mund të përdoren për të ndërhyrë në mbështetje të rebelëve pro-rusë.
XS
SM
MD
LG