Ndërlidhjet

Biden: Kufijtë e Evropës nuk duhet të ndryshojnë


Joe Biden duke u përshëndetur me ushtarët romunë në Bukuresht
Joe Biden duke u përshëndetur me ushtarët romunë në Bukuresht
Nënpresidenti amerikan Joe Biden me të arritur në Rumani e ka siguraur këtë shtet dhe aleatët e tjerë të NATO-s, se do të kenë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për tu përballur me krizën në Ukrainë.

Biden i cili sot ka arritur në Rumani, iu është drejtuar trupave amerikane dhe atyre rumue të cilët po zhvillonin sot një stërvitje të përbashkët ushtarake në një bazë, në afërsi të aeroportit të Bukureshtit.

Biden ka thënë se Rumania ka qenë një aleat i besueshëm për Shtetet e Bashkuata dhe ka shtuar se “ju mund të mbështeteni tek ne”.

Biden ka shtuar se Amerika i ka borgj Rumanisë që ta ndihmoj atë, ngase sipas tij, disa romunë kanë vdekur dule luftuar në Afganistan si pjesë e forcave ndërkombëtare.

Ai ka shtuar se shtetet anëtare të NATO-s, nuk janë vetëm.

Teksa ka folur për situatën në Ukrainë, Biden ka thënë se kufijtë e Evropës nuk duhet të ndryshojnë.

Biden gjatë vizitës në Rumani do të realizoj takim me presidentin e atjeshëm Traian Bashesku, me zyrtarë të tjerë, por edhe me pjesëtarë të shoqërisë civile.
XS
SM
MD
LG