Ndërlidhjet

Përleshje në Shkup, 27 të arrestuar


Gjorçe Petrov, Shkup
Gjorçe Petrov, Shkup
Në Shkup ka pasur përleshje për të dytën natën me radhë.

Dhuna ka eskaluar kur protestuesit kanë tentuar të thyejnë barrikadën policore në lagjen Gjorçe Petrov.

Policia ka përdorur bomba gazi dhe gaz lotësjellës për të shpërndarë turmat.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë raporton për 27 persona të arrestuar.

Përleshjet pasojnë vrasjen e një të riu maqedonas nga një bashkëmoshatar shqiptar, që ka ndodhur dy ditë më parë.
XS
SM
MD
LG