Ndërlidhjet

Gazetarët rus "me raketa kundër-ajrore" në Ukrainë


Jen Psaki, foto nga arkivi
Jen Psaki, foto nga arkivi
Washingtoni thotë se Kievi është duke hetuar statusin e dy gazetarëve nga Rusia, të arrestuar nga ushtarët ukrainas afër Kramatorskut, nën dyshimet se kishin raketa kundër-ajrore.

Më 18 maj, Oleg Sidyakin dhe Marat Saichenko, janë arrestuar nga forvat ukrainase, duke nxitur kështu reagime të fuqishme të zyrtarëve në Moskë, të cilët kërkonin lirimin e tyre të mënjehërshëm.

Por, zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Jen Psaki, tha më 20 maj se shërbimet ukrainase të sigurisë, kanë raportuar se “të arrestuarit kishin raktea kundër-ajrore” në momentin e arrestimit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, më 21 maj ka hedhur poshtë këto pohime, duke i cilësuar si të sajuara.

Gazetarët punojnë për faqen e internetit LifeNews, pronë e News Media Holding, një firmë private ruse, aksionarë të së cilës janë edhe njerëz të rrethit të ngushtë të presidentit Putin.
XS
SM
MD
LG