Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohen tre të dyshuarit për krime lufte që konsideroheshin të arratisur

  • RFE /RL

Ilustrim

Ilustrim

Kryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, dhe Sahit Jashari e Ismet Haxha, janë arrestuar pas mesnatës në Qendrën Klinike Universitarë të Prishtinës, prej nga ishte thënë se janë arratisur të martën.

Në QKU ata gjendeshin për trajtim mjekësor, prej nga edhe ishin arratisur më 20 maj, duke refuzuar transferimin në qendrën e paraburgimit në Mitrovicën e Veriut, ku të enjten filloi procesi gjyqësor kundër atij që njihet si “Grupi i Drenicës”.

Që të tre janë pjesë e një grupi prej 15 vjetash të ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër të cilëve prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur më 8 nëntor të vitit të kaluar aktakuzë, nën dyshimet për krime lute.

Ata dyshohet se këto krime i kanë kryer "kundër popullatës civile, përfshirë tortura, keqtrajtim të të burgosurve, dhe vrasje”, të cilat supozohen të jenë kryer në një qendër paraburgimi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Likoc të komunës së Skenderajt, në vitin 1998.

Procesi gjyqësor në këtë rast ka filluar të enjten në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

Të enjten pasdite ndërkaq, një gjykatës i misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, lëshoi urdhër arresti ndaj tre të arratisurve, ndërsa vendosi që të paraburgosurit të dërgohen në qendrën e paraburgimit në Dubravë të Istogut.

Situata e krijuar që prej arratisjes ka nxitur debate mbi funksionimin e sistemit të drejtësisë. Ekspertë të së drejtës penale dhe çështjeve kushtetuese - juridike janë të mendimit se i gjithë ky rast ka nxjerrë në pah brishtësinë e sundimit të ligjit në gjithë territorin e Kosovës. (a.v.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG