Ndërlidhjet

Rusia dhe Kina përdorin veton në OKB


Ilustrim

Ilustrim

Rusia dhe Kina kanë përdorur veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që rasti i Sirisë të dërgohet në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, për hetimin e krimeve të mundshme kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Vendet perëndimore i kanë kritikuar këto dy shtete.

Me veton e përdorur, sipas ambasadorës amerikane në OKB, Samantha Power, Kina dhe Rusia e mohuan “një shansë për drejtësi”.

I dërguari i Rusisë, Vitaly Churkin, e ka vlerësuar rezolutën si një publicitet.

Rezolura bën thirrje për hetimin e krimeve të luftës të kryera nga forcat qeveritare dhe ato të rebelëve, të cilët luftojnë për ta rrëzuar regjimin e presidentit Bashar al-Asad.

Kjo është hera e katërt që Rusia, si një aleate e ngushtë me Asadin por edhe Kina, e kanë bllokuar iniciativën e OKB-së rreth zbardhjes së rasteve në Siri.

Më shumë se 150 mijë persona janë vrarë gjatë konfliktit tre vjeçar në Siri.
XS
SM
MD
LG