Ndërlidhjet

Putin: Sanksionet do të kenë "efekt bumerang"


Vladimir Putin
Vladimir Putin
Presidenti rus Vladimir Putin tha se sanksionet që iu kanë vënë Rusisë për shkak të veprimeve të saja në Ukrainë, do të kenë një "efekt bumerang" në Perëndim.

Duke folur në forumin ndërkombëtar biznesor në Shën Petersburg, Putini tha se BE-ja she SHBA-të vetëm janë duke shkaktuar krizë globale ekonomike me veprimet e tyre.

Putin gjithashtu sa se modeli i botës njëpolare ka dështuar dhe tha se Moska duhet të ketë diversitet të eksporteve larg produkteve energjetike.

Ai kritikoi udhëheqjen e tanishme të Ukrainës për paaftësinë e saj për të paguar borxhet e saj të gazit, duke e akuzuar Kievin që ka keqpërdorur rolin e një vendi tranzit për eksportet e gazit natyror rus në Evropë.

Konferenca biznesore është bojkotuar nga shumë kompani Perëndimore, si shenjë proteste ndaj aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë.
XS
SM
MD
LG