Ndërlidhjet

Gjërat që nuk i keni ditur rreth zgjedhjeve në Ukrainë


Ilustrim
Ilustrim
1. Tymoshenko nuk është e vetmja e famshme nga Revolucioni i Portokalltë

Sigurisht, ajo është një, të cilën ne e mbajmë mend. Por, Poroshenko, i cili në vitin 2004 e kishte ndërtuar tashmë një biznes masiv dhe e kishte lansuar kanalin televiziv “Kanal 5”, është konsideruar si një nga mbështetësit më të mëdhenj të revolucionit. Ai ishte, gjithashtu, një aleat i ngushtë i Viktor Yushchenkos, të cilit i ka ndihmuar gjatë kandidimit të tij për president dhe kishte shpresuar duke vënë baste se pas fitores së Revolucionit të Portokalltë do të zgjidhej kryeministër.

Në vend të kësaj, Yushchenko e kishte emëruar atë si udhëheqës së Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes derisa në postin e kryeministres e kishte emëruar Yulia Tymoshenkon, vendim i cili nuk ishte pëlqyer nga oligarkët, në përgjithësi, e nga Poroshenko, në veçanti. Që të dy, Poroshenko e Tymoshenko, ishin etiketuar në vitin 2005 dhe ishin akuzuar për korrupsion.

Poroshenko, megjithatë, kishte mbetur i afërm me Yushchenkon. Ky i fundit kishte qenë kumbarë i dy binjakeve të Poroshenkos, Yevhenias dhe Olesandras.

2. Ajo nuk është as e vetmja që mund të bëjë biznes me Rusinë

Tymoshenko, pavarësisht retorikës së saj pro-perëndimore, tradicionalisht është parë se ka qenë në marrëdhënie të mira përfitimi me Kremlinin. Ajo e kishte fituar nofkën “princesha e gazit” për shkak të importimit të gazit rus në vitet ‘90. Vladimir Putin kishte vlerësuar se Tymoshenko është “e përshtatshme” për të punuar me të dhe këtë ai e kishte thënë pas negociatave për një marrëveshje të çmimit të gazit, e cila i kishte dhënë fund krizës së gazit në vitin 2009. Në fund Tymoshenko ishte burgosur me urdhër të Viktor Yanukovychit.

Së fundi, ajo u shpreh kundër përdorimit të forcës ndaj seperatistëve në lindje, me çka ngjalli spekulime se tashmë ajo po e luan “lojën e Putinit”.

Por, Poroshenko i cili i ka shërbyer në çdo administratë të Ukrainës që nga Leonid Kuchma dhe atë pa marrë parasysh linjat politike, është një krijues i mirë i miqve. Njëra nga fabrikat e tij më të mëdha për prodhimin e çokollatës “Roshen”, është e vendosur në Rusinë jugore.

Të rritur në Ukrainë dhe me ndjenja anti-ruse, të dy kandidatët kanë pasur lidhjet e tyre me Kremlinin, ndërsa po e paraqesin veten sa patriotë aq edhe rebelë.

Gjatë një bisede telefonike, e cila ishte publikuar, Tymoshenko bënte thirrje për shfarosjen e të gjithë rusëve që gjenden në tokën e Ukrainës. Poroshenko, çokollata e të cilit është ndaluar nga Rusia për gati një vit, ka përdorur luftën tregtare për të rritur kredencialet e tij në shtëpi. “Ndalimi (i çokollatës) është një shenjë që unë jam duke e bërë gjënë e duhur”, tha ai gjatë kësaj jave në Kharkiv. “Kjo konfirmon se politika ime është pro-ukrainase”.

3. Një raund i dytë mund të jetë dhe mund t'i shkojë në favor Tymoshenkos

Sondazhet e fundit të kryera nga Fondacioni për Iniciativa Demokratike në Kiev dhe nga qendra Razumkov, tregojnë se Poroshenko do të marrë 44.6 për qind të votave derisa Tymoshenko 8.4 për qind. Poroshenko duhet t’i ketë 50 për qind që të fitojë në raundin e parë.

Por, sociologët kanë një mendim tjetër duke u bazuar në “fenomenin Tymoshenko”. Ata vlerësojnë se Tymoshenko zakonisht fiton 15 për qind më shumë të votave sesa që tregojnë sondazhet. Në këtë 15 për qindësh, mund të jenë votuesit e pavendosur dhe ajo mund t’i ofrohet me përqindje kundër-kandidatit.

4. Poroshenko nuk e do debatin

Në mënyrë të vazhdueshme Poroshenko ka refuzuar që të debatojë me kandidatët kundërshtarë për postin e presidentit, duke përfshirë edhe debatin me Tymoshekon. Ai është arsyetuar se nuk dëshiron të jetë pjesë e një “shfaqjeje të paguar”. Qëndrimi i tij e ka zemëruar Tymoshenkon, e cila më 21 maj e përsëriti thirrjen që të debatojë me Poroshenkon para raundit të parë të zgjedhjeve.

Tymoshenko, e cila është e njohur gjatë debateve zgjedhore në vitin 2010 kundër Viktor Yanukovychit, ka thënë se “nuk ka pyetje që ajo nuk mund të përgjigjet”, përpara publikut.

Në të kundërtën, ajo ka thënë se Poroshenko “nuk ka marrë pjesë në debat asnjë herë të vetme”. Pse ju mendoni se ka ndodhur kjo? Frika?” - siç ka thënë ajo - frika për t’u përgjigjur në pyetjet që janë shumë të rëndësishme për publikun.

Ndërsa, Tymoshenko, kandidati pro-rus Serhiy Tihipko dhe ekonomisti Valerij Konovalyuk do ta zhvillojnë një debat televiziv gjatë ditës së premte.

5. Jo të gjitha vlerat perëndimore janë krijuar në mënyrë të njëjtë

Poroshenko i ka habitur disa spektatorë në njërën nga takimet e fundit të fushatës elektorale. Pas insistimit të një votuesi, ai tha se e kundërshton martesën e homoseksualëve.

Pozicioni i Tymoshenkos karshi martesave të homoseksualëve është i paqartë, por krah të djathtë ajo e ka ushtruesin e detyrës së kryeministrit ukrainas, Arseniy Yatsenyuk, i cili e ka duartrokitur vitin e kaluar thënien se “nuk mund ta pranojë idenë e barazisë në martesë.

6. Mirupafshim Vitali!
Praktikisht, 25 maji ka të ngjarë se do të shënojë fillimin e një kapitulli të ri në karrierën politike për Vitali Klitschkon. Ish-kampioni botëror në peshëngritje dhe udhëheqësi i UDAR-it, i cili me mirësjellje u largua nga gara presidenciale për t’ia lëshuar rrugën Poroshenkos, pritet që të zgjidhet kryetar i Kievit.

Udhëheqja e kryeqytetit të Ukrainës, është një punë e rëndësishme, të cilën disa e kanë ushtruar në mënyrë të mirë. Qyteti, në fakt, nuk ka pasur një kryetar me mandat të plotë, ngase Leonid Chernovetskiy u largua nga pushteti në vitin 2010.

Por, posti i kryetarit shihet si një rrugë përmes së cilës mund të ngrihesh në politikë. Por, deri më tani, asnjë udhëheqës i qyteteve pas sovjetike, nuk është ngritur në politikë nga ai post që kanë pasur në komunë.

7. Asnjëra nga këto nuk ka rëndësi

Të tre kandidatët për garën presidenciale janë: një miliarder, një milioner dhe një tjetër miliarder.

Që të tre kanë qenë të përfshirë në politikë për më shumë se një dekadë. Megjithatë, asnjë prej tyre nuk ka gjasa të përmbushë thirrjen e Euromaidanit për ndryshime radikale, sidomos në kohën kur vdekjet e dhunshme të më shumë se 100 protestuesve mbeten të freskëta.

Gjithashtu, më 23 maj u vranë 17 ushtarë ukrainas në Ukrainën lindore.

Menjëherë pas zgjedhjeve, presidentin e ardhshëm të Ukrainës e pret një dilemë e menjëhershme për vendosjen e paqes në rajonin strategjik dhe të terrorizuar. E kësaj i shtohet edhe fundosja e ekonomisë ukrainase dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare në këtë kohë të ndasive të mëdha.

Pikërisht për këtë, disa analistë, tashmë kanë parashikuar për një raund të ri protestash në Maidan gjatë dimrit dhe gjithashtu kanë parashikuar një kaos të vazhdueshëm për Ukrainën.(s.bajrami)
XS
SM
MD
LG