Ndërlidhjet

Vdes ish-lideri i komunistëve Wojçe Jaruzelski


Wojçe Jaruzelski
Wojçe Jaruzelski
Ish-lideri komunist i Polonisë gjenerali Wojçe Jaruzelski, ka vdekur sot në moshën 90 vjeçare.

Agjencia polake e lajmeve PAP ka njoftuar sot se vdekjen e ish-udhëheqësit komunist e ka konfirmuar ish-presidenti polak Aleksander Kvashnjevski.

Jaruzelski e ka udhëhequr Poloninë nga viti 1981 kur edhe e kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kishte urdhëruar arrestimin e udhëheqësit të sindikatës Lech Valesa.

Pas dy vitesh e kishte hequr gjendjen e jashrtëzakonshme dhe atë pas trazirave që ishin në rritje.

Ai ishte paraqitur para gjyqit, per t'u përballë me akuzat për shpalljen e gjendjes së luftës në vitin 1981.

Jaruzelski dhe 8 ish- zyrtarë tjerë, janë gjykuar për shtypjen e lëvizjes opozitare Solidariteti gjatë së cilës ishin vrarë dhjetëra persona.

Jaruzelski ka thënë se ai është dashur të veprojë kundër Solidaritetit, në mënyrë, që të pengojë invazionin sovjetik në Poloni.
XS
SM
MD
LG