Ndërlidhjet

Barak Obama arrinë në Afganistan


Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan Barak Obama ka arritur në Afganistan për ti vizituar trupat amerikane që shërbejnë në këtë vend.

Ai ka arritur sot në në bazën kryesore amerikane në Afganistan, pas një fluturimi që e ka realizuar gjatë natës nga Uashintoni.

Në Afganistan, Obama pritet që ti kaloj vetëm disa orë.

Zyrtarët amerikan kanë njoftuar se Obama nuk e ka në plan që të takohet me presidentin Hamid Karzai, me qëllim që ti shmanget ndërhyrjes në procesin zgjedhor.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Afganistan, është caktuar të mbahet më 14 qershor.

Shtetet e Bashkuara kanë për synim që në Afganistan të mbajnë një umër të vogël të trupave amerikane të cilat do të shërbejnë për trajnim kundër terrorizimit.

SHBA-ja dhe NATO-ja planifikojnë që deri në fund të vitit të tërheqin pjesën më të madhe të trupave nga Afganistani.

Karzai ka refuzuar që ta nënshkruaj një marrëveshje sigurie me Shtetet e Bashkuara që kjo e fundit të mbajë trupat në Afganistan.

Kandidatët që konkurrojnë për postin e presidentit, janë zotuar se do ta nënshkruajnë këtë marrëveshje.
XS
SM
MD
LG