Ndërlidhjet

BE: Partitë ekstreme kanë befasuar në zgjedhjet evropiane


Diagramet e projeksioneve të zgjedhjeve për PE
Diagramet e projeksioneve të zgjedhjeve për PE
Partitë e vogla si në spektrin e djathtë ashtu edhe në të majtin, duket se kanë arritur përfitime në Parlamentin Evropian.

Sipas projeksioneve të para zyrtare për zgjedhjet që janë mbajtur prej 22 e deri dje, këto parti mund ta dyfishojnë praninë e tyre në Parlamentin Evropian, pasi do t’i kenë prej 120 e deri në 140 vende.

Projeksionet e para pas zgjedhjeve tregojnë se partitë ekstreme nga e djathta dhe e majta, kanë fituar në Francë, Greqi dhe Danimarkë, ndërsa pritet të arrijnë sukses edhe në Austri dhe Britani.

Befasia më e madhe mbrëmë vonë arriti nga Franca ku Fronti Kombëtar pritet t’i ketë 24 vende, që do të thotë tri vende më tepër se në vitin 2009.

Dalja në zgjedhje ishte 43.1%, që është pak më e lartë se ajo në vitin 2009, kur pjesëmarrja në zgjedhjet për Parlamentin Evropian ishte 43%.
XS
SM
MD
LG