Ndërlidhjet

Modi Sharifit: Ndalo terrorizmin kundër Indisë!


Nju Delhi, 27 maj 2014.
Nju Delhi, 27 maj 2014.
Kryeministri i ri i Indisë, Narendra Modi, ka kërkuar nga homologu pakistanez, Nawaz Sharif, që të godasë militantët që operojnë në Pakistan.

Dy zyrtarët janë takuar sot në Nju Delhi.

Ministria e Jashtme e Indisë, përmes një deklarate për media, ka thënë se Modi ka kërkuar nga Islamabadi që të ndalojë përdorimin e territorit të tij për organizimin e sulmeve terroriste në Indi.

Takimi i sotëm shënon herën e parë që një lider pakistanez pritet për bisedime zyrtare në Nju Delhi qysh në vitin 2008, kur militantët pakistanezë kanë kryer sulme në Mumbai, duke vrarë 166 njerëz.
XS
SM
MD
LG