Ndërlidhjet

logo-print

Irani kërkon Zuckerbergun në gjykatë


Mark Zuckerberg

Mark Zuckerberg

Një gjykatës në jug të Iranit ka urdhëruar themeluesin dhe shefin ekzekutiv të Facebook-ut, Mark Zuckerberg, të paraqitet në gjykatë.

Mediat iraniane thonë se Zuckerberg kërkohet në lidhje me ankesat e disa individëve, të cilët thonë se aplikacionet e Faceboouk-ut, Instagram dhe Whatsapp, shkelin privatësinë e tyre.

Gjasat që Zuckerberg të shfaqet në gjykatë janë shumë të vogla.

Raportet thonë se gjykatësi ka urdhëruar edhe bllokimin e të dyja aplikacioneve.

Facebook-u tashmë është i ndaluar në Iran, së bashku me ueb-faqet e tjera sociale si Twitter dhe YouTube.
XS
SM
MD
LG