Ndërlidhjet

SHBA do që të mbajë trupa në Afganistan edhe pas 2014


Afganistan
Afganistan
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të kërkojë mbajtjen e 9,800 trupave amerikane në Afganistan, pasi SHBA-ja të përfundojë misionin e saj luftarak në këtë vend, në fund të këtij viti.

SHBA planifikon të zvogëlojë forcën e saj aktuale prej 32,000 ushtarësh në fund të 2014-ës, ta përgjysmojë atë vitin e ardhshëm dhe t’i heqë gati të gjitha trupat deri në fund të vitit 2016.

Ushtarët e mbetur do të trajnojnë forcat afgane dhe do të mbështesin operacionet antiterroriste.

Por, plani varet nga afganët, të cilët duhet të nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të sigurisë.

Obama pritet t’i bëjë publike planet sot në Shtëpinë e Bardhë.
XS
SM
MD
LG