Ndërlidhjet

logo-print

Bisedime të reja për gazin midis Rusisë e Ukrainës


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se zyrtarë të tij, të Rusisë dhe të Ukrainës do të takohen në Berlin më 30 maj, në përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet për gaz midis Moskës dhe Kievit.

Komisionari për Energji i BE-së, Guenther Oettinger, do të përfaqësojë BE-në në bisedime, ka bërë të ditur sekretarja e tij për media, Sabine Berger.

Gjiganti rus i gazit, Gazprom, thotë se borxhi për gaz i Ukrainës do të arrijë në rreth 5.2 miliardë dollarë më 7 qershor dhe ka caktuar 2 qershorin si afat të fundit për Kievin që të paguajë borxhin.

BE-ja shqetësohet se pezullimi i furnizimit të Ukrainës me gazin rus mund të lërë edhe disa vende të Evropës keq me gazin.
XS
SM
MD
LG