Ndërlidhjet

Irak: 22 të vdekur në luftimet e reja në Irak


Ilustrim
Ilustrim
Luftimet në mes të forcave të sigurisë së Irakut dhe kryengritësve që kanë lidhje me Al Kaidën, në krahinën perëndimore të Anbarit, kanë lënë 22 të vrarë.

Luftimet që janë zhvilluar më 1 qershor në afërsi të Faluxhas, kanë lënduar 36 persona, sipas Ahmad al Shamit nga Spitali i Përgjithshëm i këtij qyteti.

Qyteti i Falluxhës që është 70 kilometra larg Bagdadit, kontrollohet nga militantët islamik dhe grupet fisnore kundër qeveritare për më shumë se pesë muaj.

Udhëheqësi fisnor, Mahmud al Zobaie, ka thënë se disa lagje të Falluxhas janë granatuar gjatë luftimeve.

Shërbimi irakian i Radios Evropa e Lirë raporton se rajoni që përjetoj luftimet më të ashpra është rajoni Hajakil.

Në afërsi të qytetit të Ramadit, një studente femër e Universitetit të këtij qyteti është vrarë nga një plumb qorr. Një student tjetër është lënduar.

Qindra persona janë vrarë dhe lënduar dhe qindra mijëra të tjerë janë zhvendosuyr në krahinën e Anbarit prej muajit janar.
XS
SM
MD
LG