Ndërlidhjet

Assadi voton në zgjedhjet presidenciale


Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka hedhur votën në qendër të Damaskut, në zgjedhjet kontroverse presidenciale.

Pamjet e Assadit dhe të gruas së tij, Asma, janë transmetuar nga televizioni shtetëror.

Zgjedhjet e sotme, të cilat janë kritikuar ashpër nga krtikët e regjimit dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar, pritet t’i sigurojnë Assadit fitore bindëse.

Në teori, këto janë zgjedhjet e para në Siri, në afro 50 vjet, kur në fletëvotime shfaqet më shumë se një emër.

Dy kandidatë të tjerë, praktikisht të panjohur – Maher al-Hajjad dhe Hassan al-Nuri – garojnë kundër Assadit.

Por, zgjedhjet përjashtojnë nga kandidimi opozitarët dhe mbahen vetëm në zonat që kontrollon ushtria.

Siria ndodhet në luftë civile për më shumë se tre vjet.
XS
SM
MD
LG