Ndërlidhjet

Rasmussen: Rusia e gatshme të rishkruajë kufijtë me forcë


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen(Arkiv)
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen(Arkiv)
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka thënë se veprimet e “papërgjegjshme dhe ilegale” të Rusisë në Ukrainë paraqesin një “sfidë serioze për Evropën e lirë dhe në paqe”.

Rasmussen ka bërë këtë deklaratë në fillim të një takimi dy ditor të ministrave të mbrojtjes të aleancës 28 anëtarëshe në Bruksel ku po diskutohet nëse të vendosen përgjithmonë forca në shtetet më të largëta lindore si përgjigje ndaj lëvizjeve të Rusisë.

Shefat e NATO-s kanë thënë se sjellja e Moskës tregon se është e gatshme që të “përdor forcën për të rishkruar kufijtë” dhe të destabilizojë kombet sovrane me qëllim të realizimit të qëllimeve të veta gjeopolitike.

Ai ka thënë se veprimet e Rusisë “kërcënojnë stabilitetin e tërë zonës euro-atlantike” dhe ka bërë thirrje për një NATO që është më e “shpejtë, më e shpejtë dhe më fleksibile”.
XS
SM
MD
LG