Ndërlidhjet

Pakistan: Sulmi me bombë vret 7 persona


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një bombë që ka shpërthyer në pjesën veri-perëndimore të Pakistanit, ka vrarë shtatë persona dhe ka lënduar së paku tre të tjerë.

Furgoni me pasagjerë që e goditi bombën ishte në lëvizje në afërsi të qytezës së Paraçinarit, i vetmi qark i dominuar nga popullata shiite në zonën fisnore të Pakistanit.

Zyrtari lokal, Maqsud Hassan, e ka konfirmuar se një pajisje me eksploziv shpërtheu kur furgoni ishte duke kaluar pranë. Ky zyrtar këtë rast e ka quajtur sulm sektar.

Banori i qytezës, Ali Toori, ka thënë se viktimat ishin megjithatë myslimanë sunit.

Ky sulm ndodhi derisa ushtria pakistaneze ka shtuar aktivitetet e saj kundër talibanëve dhe grupeve të tjera që janë të vendosura në këtë zonë fisnore.
XS
SM
MD
LG