Ndërlidhjet

Obama takoi privatisht Poroshenkon


Varshavë, 4 qershor 2014.
Varshavë, 4 qershor 2014.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka takuar privatisht në Varshavë presidentin e zgjedhur të Ukrainës, Petro Poroshenko.

Takimi ka pasur për qëllim të shprehë mbështetjen e Uashingtonit për Kievin, në kohën e trazirave separatiste në lindje të Ukrainës.

Ai vjen një ditë pasi Obama është zotuar se do të shpenzojë një miliard dollarë për të dërguar më shumë trupa amerikane në Evropë, në baza të përkohshme.

NATO-ja akuzon Rusinë se qëndron prapa revoltës në lindje të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG