Ndërlidhjet

Putin reagon ndaj krahasimit më nazistët


Presidenti rus, Vladimir Putin gjatë një takimi me ish Sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton (Arkiv)
Presidenti rus, Vladimir Putin gjatë një takimi me ish Sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton (Arkiv)
Presidenti rus, Vladimir Putin ka reaguar ndaj deklaratës së bërë nga ish Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, e cila kishte krahasuar veprimet ruse në Krime me ato të Gjermanisë naziste.

“Është më mirë që të mos argumentosh me gra”, ka thënë Putin në radion franceze, “Europe 1”.

“Por, zonja Clinton asnjëherë nuk ka qenë shumë delikate në deklarimet e saj”, ka shtuar më tej ai.

Putin megjithatë ka thënë sa herë është takuar me Hillary Clinton ka pasur “biseda të përzermërta”.

“Kur njerëzit bëjnë shumë presion, nuk e bëjnë këtë sepse janë shumë të fortë, por sepse janë të dobët, por ndoshta dobësia nuk është kualiteti më i keq për një grua”, ka vazhduar më tej Putin.

Clinton konsiderohet si kandidatja kryesore e Partisë Demokratike për garën zgjedhore amerikane të vitit 2016, ndonëse ajo ende nuk ka marr vendim për këtë.

Krahasimin e veprimeve ruse në Krime me ato të Gjermanisë naziste ajo i ka bërë gjatë një ndeje private në shtetin e Kalifornisë më 4 mars.
XS
SM
MD
LG