Ndërlidhjet

New Yorku mund të ndalojë pijet e ëmbla


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një përfaqësues ligjor i qytetit të New Yorkut i ka kërkuar gjykatës së lartë të shtetit që të rikthejë në fuqi ndalesën ndaj lëngjeve me shumë sheqer, raporton Reuters.

Kërkesa është bërë me arsyetimin se departamenti për shëndetësi i qytetit e ka fuqinë që të ndalojë të gjitha produktet, përfshirë edhe hamburgerët, nëse paraqesin rrezik për shëndetin.

Gjykata të nivelit më të vogël e kanë anuluar vendimin, i cili do t'ua ndalonte bizneseve që të shesin pije me sheqer në sasi të mëdha, sepse vendimi ishte aprovuar nga departameti i shëndetësisë e jo Këshilli i zgjedhur i qytetit.
XS
SM
MD
LG