Ndërlidhjet

Afganistan: Sulm afër konvojit të kandidatit presidencial


Pamje e vendit ku është kryer sulmi vetëvrasës në Kabul
Pamje e vendit ku është kryer sulmi vetëvrasës në Kabul
Dy bomba kanë eksploduar sot afër një hoteli në pjesën perëndimore në Kabul të Afganistanit, ku kandidati presidencial, Abdullah Abdullahu, po e mbante një tubim.

Zoti Abdullah, ish-ministër i jashtëm i Afganistanit, nuk është plagosur.

Ministria e brendshme e Afganistanit tha se dhuna kishte filluar me një sulm vetëvrasës, me ç’rast ishin vrarë gjashtë civilë dhe 22 ë tjerë ishin plagosur.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Abdullah konsiderohet se është favorit në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen më 14 qershor. Rival i tij është ish-ministri i financave, Ashraf Ghani.

Sulmin e sotëm e kanë dënuar presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, dhe kandidati presidencial, Ashraf Ghani.
XS
SM
MD
LG