Ndërlidhjet

Fillon ofensiva për lirimin e Universitetit


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Forcat e sigurisë së Irakut e kanë nisur një ofensivë për lirimin e studentëve dhe stafit që janë marr peng nga persona të armatosur në universitetin e Ramadit.

Gazetarët në vendin e ngjarjes kanë thënë se forcat speciale janë duke marr pjesë në aksion ndërsa raportohet për të shtëna të shumta.

Ky aksion po ndërmerret pasi persona të armatosur nga grupi “Shteti Islamik i Irakut” dhe grupi Levant, janë infiltruar brenda universitetit duke vrarë rojet dhe duke hedhur në erë një urë që të çon te porta kryesore.

Rreth 1000 studentë kanë arritur të largohen, ndërsa mbetet i paqartë numri i atyre që janë marr peng nga sulmuesit.

Militantët që janë përfshirë në këtë sulm dhe të tjerë po e kontrollojnë një pjesë të Ramadit prej dhjetorit të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG