Ndërlidhjet

logo-print

SHBA-të, 65 milionë dollarë asistencë Gjerogjisë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Nënpresidenti amerikan, Joe Biden është takuar me presidenti e Gjerogjisë, Giorgi Margvelashvili, gjatë qëndrimit në Kiev të Ukrainës.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Biden gjatë takimit ka njoftuar për një ndihmë shtesë prej 5 milionë dollarëve për Gjeorgjinë, derisa konsultimet po mbahen me kongresin amerikan.

Kjo asistencë financiare do të ndihmojë individë që janë prekur nga “kufizimet” e Rusisë në Pikën e Kalimit Administrativ të Gjeorgjisë me territoret e okupuara, do të rrisë çasjen në informacionet e pavarura në rajon, do promovojë unitetin kombëtar dhe do t’i ndihmojë Tbilisit që të kryej reforma për forcimin e sektorit të drejtëisë.

Kjo ndihmë pason asistencën prej 1.5 milionë dollarëve që ishte njoftuar nga John Kerry gjatë një takimi të mbajtur në muajin shkurt të këtij viti.

Kur bëhen bashkë të gjitha shumat e premtuara, i bjen që Vashingtoni po i ofron 65 milionë dollarë asistencë Gjeorgjisë këtë vit.
XS
SM
MD
LG