Ndërlidhjet

Mbi 60 të vrarë në Bagdad


Bagdad - foto arkivi
Bagdad - foto arkivi
Autoritetet irakiane kanë bërë të ditur sot se mbi 60 njerëz janë vrarë të shtunën nga sulmet që kanë goditur kryesisht lagjet shiite të Bagdadit.

Ndërkohë, militantët që kanë sulmuar Universitetin e Anbarit në Ramadi, vazhdojnë të mbajnë nën kontroll kompleksin.

Ata kanë shkëmbyer zjarr me forcat e sigurisë, pasi kanë lejuar studentët dhe mësimdhënësit që të largohen.

Qysh më 5 qershor, kryengritësit kanë pushtuar disa pjesë të Ramadit dhe Falluxhas, dy qytetet kryesore të provincës Anbar.
XS
SM
MD
LG