Ndërlidhjet

Sissi merr sot presidencën e Egjiptit


Abdel Fattah al-Sissi
Abdel Fattah al-Sissi
Ish-shefi i ushtrisë së Egjiptit, Abdel Fattah al-Sissi, betohet sot në postin e presidentit.

Inaugurimi do të bëhet në Gjykatën e Lartë Kushtetuese të Egjiptit.

Sissi ka fituar zgjedhjet e muajit të kaluar me afro 97 për qind të votave, kundrejt rivalit të tij, liderit majtist, Hamdeen Sabbahi.

Zgjedhjet janë zhvilluar afro një vit pasi Sissi ka udhëhequr grushtshtetin kundër presidentit islamik, Muhammad Morsi.
XS
SM
MD
LG