Ndërlidhjet

logo-print

Bisedime direkte midis Iranit dhe SHBA-së


Ilustrim

Ilustrim

Uashingtoni ka rimbledhur anëtarët kryesorë të një ekipi, i cili, vitin e kaluar, ka mbajtur negociata sekrete me Iranin, në lidhje me programin e tij bërthamor.

Ekipi, që përfshin nënsekretarin amerikan të shtetit, William Burns, nënsekretaren e shtetit për çështje politike, Wendy Sherman, dhe këshilltarin për politikë të jashtme, Jake Sullivan, do të bisedojë sërish me zyrtarët iranianë.

Drejtorja politike e Bashkimit Evropian, Helga Schimd, do të marrë po ashtu pjesë në bisedimet e 9 dhe 10 qershorit në Gjenevë.

Teherani ka thënë se ekipi i tij do të udhëtojë në Romë, më 11 dhe 12 qershor, për bisedime me zyrtarët rusë.

Bisedime dypalëshe thuhet se janë planifikuar edhe me fuqitë e tjera botërore, por datat e takimeve nuk janë konfirmuar ende.

Takimet sy më sy vijnë para bisedimeve të Iranit me gjashtë fuqitë botërore, të parapara për 16 qershor.

Negociatorët po bëjnë përpjekje të finalizojnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila do të ndalonte përpjekjet e dyshuara të Iranit për krijimin e armës atomike.
XS
SM
MD
LG