Ndërlidhjet

Ferdinand: Kam oferta nga disa klube


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Rio Ferdinand, i cili u largua nga ekipi britanik i Manchester United në fund të sezonit, nuk ka asnjë qëllim që të pensionohet.

Ai i ka thënë “Mail on Sunday” se ka shumë oferta nga klubet futbollistike, raporton Reuters.

Në kolumnen e parë që e ka shkruar para nisjes së Kampionatit Botëror në futboll, ku ai do të punojë si ekspert televiziv, ish mbrojtësi anglez ka shkruar: “Drejt Rios, unë e e shoh vetën duke shkuar ende si futbollist që ka ende kohë për të luajtur në fushë”.

“Unë kam opsione nga disa klube Angli dhe jashtë vendit për sezonin e ardhshëm dhe kam për qëllim që të luaj nëse më ofrohet situata e drejtë”


Ferdinandi që tani është 35 vjeç, ka luajtur për United për 12 vjet, ndërsa më parë, në vitin 2002 i ishte bashkuar Leeds.

Ai ka pasur 81 paraqitje për Anglinë, por mungoi në kampionatin e fundit botëror pasi fillimisht u emërua si kapitan, si shkak i një lëndimi në gju.
XS
SM
MD
LG