Ndërlidhjet

logo-print

Vriten 23 myslimanë shiit në Pakistan


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Sulmues vetvrasës në Pakistanin jugperëndimr kanë vrarë 23 mysliman shiit që sapo ishin kthyer nga një udhëtim të shenjtë në Iran.

Ministri i çështjeve të brendshme të krahinës së Baluçistanit, Mir Sarfraz Bugti, ka thënë se katër sulmues kanë pasur cak peligrinët në një hotël në qytezën e Tuftanit, në afërsi të kufirit me Iranin.

Bugti ka thënë se një nga sulmuesit është vrarë nga rojet që po udhëtonin me peligrinët.

Mirëpo ai ka thënë se tre të tjerët kanë arritur të futen në hotël, ku edhe hodhën vetën në erë me mjet shpërthyes.

Sulmi ka plagosur 10 persona të tjerë.

Nuk është ende e qartë nëse ka pasur një lidhje në mes të sulmit në Tuftn dhe sulmi që është bërë nga militantët në aeroportin ndërkombëtar të Karaçit.
XS
SM
MD
LG