Ndërlidhjet

SHBA, OKB: Shqetësim lidhur me militantët në Irak


Një pjesëtarë i forcave të sigurisë në Mosul qëndron roje derisa familjet largohen nga luftimet
Një pjesëtarë i forcave të sigurisë në Mosul qëndron roje derisa familjet largohen nga luftimet
Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara kanë shfaqur shqetësim, pasi militantët e kanë marrë kontrollin ndaj pjesës më të madhe të qytetit Mosul në Irak.

Militantët nga Shteti Islamik i Irakut dhe grupi Levant dje pretenduan se e kanë marrë kontrollin ndaj pjesës më të madhe të provincës Nineveh, disa ditë pas luftimeve të ashpra.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Jen Psaki, tha se militantët e këtyre grupeve paraqesin kërcënim për gjithë rajonin dhe se Uashingtoni e mbështet “një përgjigje të fuqishme, të koordinuar kundër këtij agresioni”.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka kërkuar nga liderët politikë irakianë “të tregojnë unitet kombëtar kundër kërcënimit me të cilin ballafaqohet Iraku”.

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, ka kërkuar që parlamenti i këtij vendi ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Militantët e kishin kontrollin ndaj disa pjesëve në Ramadi, që është kryeqytet i provincës Anbar, dhe pjesën më të madhe të qytetit Falluxha, prej fillimit të muajit janar të këtij viti.
XS
SM
MD
LG