Ndërlidhjet

Sot në Brazil fillon Kupa e Botës në futboll


Topi zyrtar i prodhuar nga Adidas, 'Brazuca', për Kupën e Botës, 'Brazil 2014'

Topi zyrtar i prodhuar nga Adidas, 'Brazuca', për Kupën e Botës, 'Brazil 2014'

Kupa e Botës në futboll do të filloj sot në Brazil.

Për një muaj, ekipet kombëtare të 32 shteteve do të përballen me njëra tjetren me shpresën se do e fitojnë kupën e botës në një nga sportet më të preferuara në planet.

Në ndeshjen që e hap kampionatin në San Paolo, Brazili do të përballet me Kroacinë.

Presidentja braziliane, Dilma Rousseff ka thënë se vendi i saj është i gatshëm që ta mirëpres këtë ngjarje të madhe, pavarësisht shpenzimeve të rritura, vonesave në ndërtimin e infrastrukturës dhe protestave.

Ajo ka thënë se shteti i saj mirëpret me krah të hapur 600 mijë adhurues të futbollit që pritet të arrijnë në Brazil.

Brazili ka shpenzuar 11 miliardë dollarë për të ndërtuar apo renovuar 12 stadiume, plus kësaj për të përmirësuar infrastrukturen duke e bërë këtë ngjarje si Kampionatin më të shtrenjt të Botës në futboll.

Shpenzimet e mëdha kanë nxitur protesta pasi kritikët thonë se paratë mund të ishin shpenzuar më mirë në shkolla, spitale dhe transportin publik.

Autoritetet i frikësohen protestës kombëtare që e kanë rrënuar Kupën e Konfederatës së FIFA-s vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG