Ndërlidhjet

Brightman planifikon të udhëtoj në hapësirë


Sopranoja britanike, Sarah Brightman (ARKIV)
Sopranoja britanike, Sarah Brightman (ARKIV)
Këngëtarja britanike, Sarah Brightman, do të filloj trajnimin këtë vit që më 2015-ën të fluturojë drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar.

Ajo shpreson të bëhet muzikantja e parë profesionale që do të këndojë në hapësirë, njofton kompania që po ia aranzhon këtë udhëtim këngëtares.

Brightman, një soprano e njohur e cila ndër të tjera ka luajtur edhe te “Fantomi i Operas” të Andrew Lloyd Webber, do të paguaj 52 milionë dollarë për qëndrim 10 ditor në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, shkruan agjencia Reuters.
XS
SM
MD
LG