Ndërlidhjet

Pakistani heq ndalesën kundër Musharrafit


Ish presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf (ARKIV)
Ish presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf (ARKIV)
Një gjykatë pakistaneze e ka urdhëruar qeverinë që të heq një ndalim udhëtimi për ish udhëheqësin ushtarak, Pervez Musharraf.

Një gjykatë në qytetin e Karaçit, ka vendosur sot që emri i Musharrafit të hiqet nga lista e personave që nuk mund të udhëtojnë jashtë shtetit.

Gjykata ka thënë se ish presidenti i Pakistanit mund të largohet nga shteti brenda 15 ditësh, duke i dhënë mundësinë kështu qeverisë që ta apelojë vendimin e Gjykatës Supreme.

Musharraf, 70 vjeçar, ka shkuar në Karaçi në muajin prill që kryej disa teste mjekësore.

Ai ka thënë se dëshiron që t’i hiqet ndalimi i udhëtimit që ta vizitojë nënën e tij të sëmurë në Dubai.

Musharraf është akuzuar për tradhëti në muajin mars për imponimin e udhëheqjes emergjente në vitin 2007.

Ai po përballet me disa raste penale që datojnë prej kohës së regjimit të tij, nga viti 1999 deri më 2008.
XS
SM
MD
LG